Euromodel

KLIENTI

Euromodel

LOKACIONI

Kosovë

WEBSAJTI

www.euromodel-ks.com

Përshkrimi i projektit

Për Euromodel, një prodhues dritaresh druri, zhvilluam një prani të plotë vizuale dhe digjitale për ta forcuar brendin dhe për të krijuar një imazh profesional të qëndrueshëm në çdo kontakt me klientët.

Projekti u fokusua te ndërtimi i një identiteti vizual të qartë dhe të njohshëm që pasqyron përvojën, mjeshtërinë dhe fokusin e Euromodel te zgjidhjet cilësore me dritare druri. Drejtimi i brendit kombinon një stil modern vizual me ngjyra të forta dhe të qëndrueshme, që e ndihmojnë kompaninë të dallohet si në aplikimet digjitale, ashtu edhe në ato fizike.

Si pjesë e identitetit korporativ, dizajnuam kartëvizita dhe materiale të printuara me brend që i japin kompanisë një prezantim profesional në takime, në komunikimin e shitjeve dhe në kontaktet e përditshme të biznesit. Çdo element ndjek të njëjtin sistem vizual për konsistencë në të gjithë brendin.

Identitetin e shtrimë edhe në brendimin e jashtëm, përfshirë flamuj me brend për të rritur dukshmërinë e Euromodel rreth objekteve, në ekspozita dhe lokacione të tjera. Brendimi i guximshëm në portokalli krijon një prani vizuale të njohshme, i lidhur drejtpërdrejt me identitetin e kompanisë.

Krahas brendimit, dizajnuam dhe zhvilluam një websajt korporativ me porosi për Euromodel. Websajti u strukturua për ta prezantuar kompaninë, për të treguar produktet dhe projektet e përfunduara dhe për t’i bërë informacionet e rëndësishme lehtësisht të qasshme për klientët e mundshëm.

Ndërfaqja u dizajnua me hierarki të qartë dhe navigim të thjeshtë, ndërsa zhvillimi responsiv garanton një përvojë të qëndrueshme në kompjuter, tablet dhe celular.

Rezultati është një prani e unifikuar e brendit që e lidh identitetin fizik të Euromodel me komunikimin digjital, duke i dhënë kompanisë mjetet për t’u prezantuar profesionalisht në disa tregje.

📝

Shërbimet e ofruara

Transformoni biznesin tuaj sot!

Si mund t’ju ndihmojmë? Doni një konsultë falas? Na kontaktoni